e zhdukur prej nje jave gjendet e vdekur influencuesja 31 vjecare trupi i pajete ndodhej brenda nje

E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur influencuesja 31-vjeçare/ Trupi i pajetë ndodhej brenda një valixheje

November 29, 2025
1 minut lexim

Trupi i pajetë i influencueses austriake 31-vjeçare, Stefanie Pieper, e zhdukur prej gati një jave nga Graz, është gjetur në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni.

Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj.

Sipas mediave lokale, burri dyshohet se e ka mbytur Pieper-in, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

Stefanie Pieper u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë.

I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi.

Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi.

Policia dhe prokuroria sllovene pritet të publikojnë detaje të reja nesër, ndërsa po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet austriake për të përfunduar rindërtimin e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

01 1


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet detare ukrainas godasin floten hije te rusise 692b30d4aa128
Lajmi i mëparshëm

Dronët detarë ukrainas godasin ‘flotën hije’ të Rusisë

aktorja e filmit how to train your dragon i nenshtrohet amputimit te dyte 692b38d88ef25
Lajmi i radhës

Aktorja e filmit How to Train Your Dragon i nënshtrohet amputimit të dytë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë