e vetmja lahutiste ne shqiperi tradita mijera vjecare qe jeton ne duart e nje gruaje 693dc07b0a354

E vetmja lahutiste në Shqipëri/ Tradita mijëra vjeçare që jeton ne duart e një gruaje

December 13, 2025
1 minut lexim

Tinguj që vijnë nga thellësitë e shekujve. Këngë trimërie që kanë shoqëruar malësorët në çdo stinë të historisë. Studiuesit thonë se lahuta, në shtëpitë e maleve, ka qëndruar gjithmonë krah pushkës. Ajo ka qenë lapsi dhe fletorja me të cilat malësorët kanë shkruar, kënduar, trashëguar dhe frymëzuar një botë të tërë.

Kjo është Lumturi Nonaj. E veshur me xhubletën e Malësisë së Madhe, me lahutën në dorë e me mijëra vite histori mbi supe.

Me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj njihet jo vetëm si e vetmja lahutare në Shqipëri, por edhe si një person që ka kontribuar prej dekadash në ruajtjen e traditave dhe vlerave kombëtare.

Lahuta, kjo vegël emblemë e kulturës shqiptare, është tashmë zyrtarisht pjesë e trashëgimisë botërore.

Për të, pranimi i Lahutës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s është një ngjarje e jashtëzakonshme e një vlerësim që I prek shpirtin.

Lahutistja e vetme grua në të gjithë Shqipërinë thotë se lahuta është amaneti I familjes, i trashëguar brez pas brezi. Lumturija tregon se interesi i vajzave për të mësuar lahutën është i munguar. Ajo fton të gjitha vajzat që ta afrojnë veten me këtë instrument, për të mos u humbur kjo traditë aq e rrallë.

Ajo shpjegon edhe se si akordohet lahuta, çfarë e bën tingullin e saj të veçantë dhe pse kërkon një dorë që ta kuptojë.

Zakonisht, lahuta ka qenë vegla që e kanë mbajtur burrat. Por Lumturija theu tabutë dhe sot është e pagëzuar me emrin “Zana e Maleve”.

Me lahutë nuk këndohet vetëm për trima e kreshnikë. Këndohet edhe për dashurinë, për mallin, për dhimbjen e gëzimin. Edhe vetë Lumturia i këndon të gjithave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ta hengsha buzen bia e provokon labin para te gjitheve 693dadfa3b56d
Lajmi i mëparshëm

“Ta hëngsha buzën!” – Bia e provokon Labin para të gjithëve

gjilani gati per rivalin e perbetuar e te qytetit 693dc10822cb4
Lajmi i radhës

Gjilani gati për rivalin e përbetuar e të qytetit

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 14 dhjetor

​Ngjarjet e datës 14 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 28
ShkoLartë