e rrahen brutalisht me mjete te forta viktima perfundon me lendime te renda ne qkuk 6abe107266bf7

E rrahën brutalisht me mjete të forta, viktima përfundon me lëndime të rënda në QKUK

October 1, 2026
1 minut lexim

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pas një rasti të dyshuar të vrasjes në tentativë në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 00:45. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një veturë e aksidentuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër të gjetur brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“VRASJE NË TENTATIVË. Vushtrri /  30.09.2026 – 00:45. Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta. Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe brenda veturës një fishek tjetër. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez mahnit me shallin prej gezofi artificial ndersa miranda kerr ekspozon barkun ne pasarelen e parisit 6abdf5fd25920
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez mahnit me shallin prej gëzofi artificial, ndërsa Miranda Kerr ekspozon barkun në pasarelën e Parisit

74 e punesimit ne shqiperi eshte ne profesione me aftesi te mesme 6abe10f1cf885
Lajmi i radhës

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Të fundit nga

ShkoLartë