e rende ne shqiperi babai e denoncoi te zhdukur 23 vjecari gjendet i pajete 686e1c3bdc008

E rëndë në Shqipëri: Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë

July 9, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat të Shqipërisë.

23-vjeçari me iniciale R. D., është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, teksa babi i tij bëri denoncimin e zhdukjes një natë më parë.

Sipas policisë, dyshohet se automjeti i tij ka rënë në liqen, por ende nuk dihet me saktësi.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”, njoftojnë blutë, raporton TCH.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos u lyeni me kos ja si te veproni kur digjeni nga dielli 686e0993410a2
Lajmi i mëparshëm

Mos u lyeni me kos, ja si të veproni kur digjeni nga dielli

milani pret sot pergjigje per ardon jasharin 686e1cb3801c1
Lajmi i radhës

​Milani pret sot përgjigje për Ardon Jasharin

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë