e rende ne kufirin kroato slloven mbyten ne lume 5 emigrante 6ab806102b644

E rëndë në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

September 26, 2026
1 minut lexim

Pesë emigrantë humbën jetën tragjikisht në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Mësohet se ata humbën jetën pasi u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë.

Ndërkohë, pesë të tjerë u shpëtuan.

“Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen në territorin slloven”, shpjegoi policia kroate.

Kroacia është pjesë e një rruge të ndjekur nga emigrantët e parregullt që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.

Mbi 12,500 njerëz morën “rrugën ballkanike” në vitin 2025, sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), një numër i ulur me 42% krahasuar me vitin 2024.

Që nga viti 2014, më shumë se 400 njerëz kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë udhëtimit përgjatë kësaj rruge, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i përket sistemit të OKB-së. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si vale deti format e rralla te reve mahnitin internetin 6ab80592d417f
Lajmi i mëparshëm

“Si valë deti”, format e rralla të reve mahnitin internetin

kasapi i buces balistika e lidh snajperin rus me vrasjen e civileve ukrainas 6ab8067282aae
Lajmi i radhës

Kasapi i Buçës: Balistika e lidh snajperin rus me vrasjen e civilëve ukrainas

Të fundit nga

ShkoLartë