e rende ne itali 41 vjecari brazilian vret me thike ish te dashuren kishte urdher ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht 690156e782dd7

E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht

October 29, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë.

Autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane.

Pedroso i telefonoi karabinierëve vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij.

Në të kaluarën, 33-vjeçarja i kishte telefonuar vazhdimisht karabinierëve për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr padinë.

Prillin e kaluar, Douglas Reyes Pedrozo u dorëzua me një urdhër gjykate që e ndalonte të ishte brenda 500 metrave nga shtëpia dhe vendi i punës i ish-partneres së tij, dhe iu urdhërua të mbante një “byzylyk elektronik”. Urdhri ishte pasojë e arrestimit të Pedrozos për sulm të përsëritur ndaj gruas në publik, duke përdorur grushte dhe objekte të mprehta.

Megjithatë, gjatë arrestimit të tij dje, karabinierët përcaktuan se burri nuk e mbante byzylykun specifik, i cili ende nuk është gjetur.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

msh e drejtuar nga hamasi mbi 68 mije persona jane vrare ne lufte 69015533c38cc
Lajmi i mëparshëm

MSh e drejtuar nga Hamasi: Mbi 68 mijë persona janë vrarë në luftë

shenjat e nje martese te deshtuar dhe menyrat per ta rregulluar ate 69015d415c7f5
Lajmi i radhës

Shenjat e një martese të dështuar dhe mënyrat për ta rregulluar atë

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.
ShkoLartë