e rende cobani humb jeten nga rrufeja ngordhin edhe 20 krere bageti 6891d0df45489

E rëndë/ Çobani humb jetën nga rrufeja, ngordhin edhe 20 krerë bagëti

August 5, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar  në fshatin Velçan të Pogradecit, ku dyshohet se një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima, shtetasi L. Ç., po ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit. Fatkeqësisht, përveç jetës së tij, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konkurse per bursa per nxenes nga gjimnazi matematikor informatikor dhe akademia sportive per vitin 2025 2026 6891c77e55ec7
Lajmi i mëparshëm

Konkurse për bursa për nxënës nga Gjimnazi Matematikor – Informatikor dhe Akademia Sportive për vitin 2025-2026

shperthen media zyrtare e realit la liga eshte e manipuluar 6891d156964af
Lajmi i radhës

Shpërthen media zyrtare e Realit: La Liga është e manipuluar

Të fundit nga

ShkoLartë