e reja nga kosova gjendet e vdekur ne nje hotel ne durres 69c0099bc622c

E reja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

March 22, 2026
1 minut lexim

Policia e Durrësit njofton sot se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Po ashtu, blutë njoftojnë ka nisur hetimi ndaj dy administratorëve të hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi:

Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares”-njofton policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish kreu i nato s sulmi ndaj iranit nuk ka baze ne te drejten nderkombetare 69c007f798554
Lajmi i mëparshëm

Ish-kreu i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

31 vjecarja nga kosova gjendet pa shenja jete ne nje hotel ne durres nisin hetimet 69c00a144feba
Lajmi i radhës

31-vjeçarja nga Kosova gjendet pa shenja jete në një hotel në Durrës, nisin hetimet

Të fundit nga

ShkoLartë