Selin Bollati ka reaguar në rrjetet sociale pas një komenti fyes për linjat e saj trupore.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje, e cila i kishte shkruar: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.
Përballë këtij komenti, Selin ka reaguar me ironi, duke shkruar: “Psh, zonja këtu, që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”.
Në një tjetër shkrim, ajo ka theksuar se është shumë e kënaqur me trupin e saj dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e jetesës për shkak të opinioneve të të tjerëve.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do të bëj stërvitje, do të mbaj dietë. Nëse ju që më jepni mend se çfarë të bëj me trupin tim, dëgjoni dikë që ju drejton se çfarë të bëni ju me trupin tuaj, ndryshoni sa jeni në kohë!”, ka shkruar ajo.
Selin e ka përmbyllur reagimin duke theksuar se e do trupin e saj pavarësisht peshës, duke shkruar: “E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do ta dashuroj! Problemi yt cili është këtu?”.

Burimi: botasot.info


