Në një intervistë për “Big Brother Radio” bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së fortë të babait të Selin, i cili e ka quajtur Mirin ‘pervers’ dhe ‘zhigolo’.
Rabea u shpreh se deklarata e tij e ka tronditur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë një person pa e njohur apo pa pasur fakte konkrete.
“Kur e dëgjova u shokova. Nga njëra anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e tij, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që nuk e njeh dhe që nuk ka bërë asgjë. Ai ka bërë vetëm një lojë”, tha ajo.
Rabea theksoi se përgjegjësia nuk mund t’i mbetet vetëm Mirit, duke shtuar se babai i Selin duhet të shohë vajzën e tij.
“Si baba, nuk mund të hedhësh gjithë fajin te Miri por shikoje edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por ose nuk i ka kuptuar, ose nuk ka dashur t’i kuptojë”.
“Shikoje pak vajzën tënde se edukimin ia ke dhënë ti, jo Miri“, deklaroi mes tjerash.
Miri dhe Selin kanë pasur një afrimitet të madh me njëri-tjetrin që nga nisja e këtij edicioni.
Burimi: botasot.info


