Ish-komandanti i UÇK-së dënon deklaratat ku Kryeministri Albin Kurti quhet “kriminel” dhe ku kërkohet bllokimi i detyrës së tij.
Hoxha thekson se kritika ndaj qeverisë është e ligjshme, por fyerjet dhe kriminalizimi pa vendim gjyqësor janë të papranueshme, duke nënvizuar respektin për vullnetin qytetar dhe zgjedhjet demokratike.
Postimi i plotë:
Kritikë publike për gazetarin Lirim Mehmetaj që e quan “ kriminel” kryeministrin e shtetit tim !
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin demokratike, të lira dhe pa asnjë incident. Qytetarët folën qartë: fitore bindëse me 56 ulëse dhe vota rekorde.
Në këtë kontekst, deklaratat e analistit Lirim Mehmetaj – ku Kryeministri Albin Kurti quhet “kriminel” dhe ku bëhet thirrje që “të ndalohet me çdo mënyrë” ushtrimi i detyrës së tij – nuk janë analizë politike, por gjuhë urrejtjeje dhe delegjitimim i vullnetit qytetar.
Kritika ndaj qeverisë është legjitime.
Fyerja, kriminalizimi pa vendim gjyqësor dhe thirrjet për bllokim institucional nuk janë.
Paradoksalisht, një gjuhë kaq ekstreme nuk përdoret as nga armiqtë e Kosovës, ndërsa sot po dëgjohet nga ata që pretendojnë se janë “analistë”.
Demokracia nuk mbrohet duke fyer votën e qytetarit.
Respekti për zgjedhjet është minimumi i kulturës politike.
Burimi: botasot.info


