e qellova me thike vellai vret motren dhe me pas telefonon nenen per ti treguar trupin e pajete 691f1b14d05be

“E qëllova me thikë”/ Vëllai vret motrën dhe më pas telefonon nënën për t’i treguar trupin e pajetë

November 20, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Napoli, ku një 25-vjeçar telefonoi numrin 112 për të rrëfyer se kishte vrarë me thikë motrën e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se kur karabinierët mbërritën në banesë, gjetën të pajetë 23-vjeçaren Noemi Riccardi, ndërsa vëllai i saj, Vincenzo Riccardi, pranoi menjëherë autorësinë e sulmit, duke deklaruar se kishte vepruar në një “gjendje çmendurie”.

Sipas hetuesve, menjëherë pas krimit ai ka bërë edhe një video-telefonatë me nënën, duke i treguar trupin e vajzës. Karabinierët e stacionit të Nolas e arrestuan 25-vjeçarin në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria hapi hetimin për të zbuluar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Burime hetimore bëjnë të ditur se si Vincenzo, ashtu edhe motra e tij Noemi, trajtoheshin në të njëjtën qendër të shëndetit mendor në Nola. Hetimet po fokusohen tani në historikun e tyre mjekësor dhe në dinamikën familjare që mund të ketë çuar në krimin e rëndë.

Telefonata alarmuese erdhi nga vetë autori i dyshuar, i cili njoftoi se kishte therur motrën me thikë. Forcat e rendit e gjetën ende brenda banesës, në gjendje të rëndë agjitacioni, pa tentuar të largohej. Mjekët e emergjencës mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të resë.

Sipas vlerësimeve paraprake, Noemi është goditur me thikë të paktën gjashtë herë. Arma e krimit, një thikë kuzhine, u sekuestrua në vendngjarje. Në momentin e sulmit, nëna e tyre nuk ndodhej në shtëpi.

“Isha i acaruar, nuk mund ta duroja më”, mësohet t’u ketë thënë Vincenzo oficerëve, ndërsa versioni i tij po verifikohet në detaje.

Noemi Riccardi, 23 vjeçe, jetonte me nënën dhe vëllain e saj në të njëjtin apartament. Vincenzo, 25 vjeç, nuk rezulton të ketë pasur më parë precedentë për dhunë në familje. Prokuroria po punon për të rindërtuar të shkuarën familjare dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motivit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pepper mining ofron kthime te qendrueshme ne nje treg kripto te paqendrueshem 691f1ad0ea4d5
Lajmi i mëparshëm

PEPPER Mining ofron kthime të qëndrueshme në një treg kripto të paqëndrueshëm

iu referua si kate middelton pas trump bbc i kerkon falje princeshes se wellsit 691f1cc60a5fe
Lajmi i radhës

Iu referua si ‘Kate Middelton’/ Pas Trump, BBC i kërkon falje princeshës së Wellsit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë