e pyeta nese kishte ndonje drame te re bashkim hoxha kujton kontributin e artur zhejit ne dramaturgji solli sukses ne teatrin kombetar 68ab16aa0f334

“E pyeta nëse kishte ndonjë dramë të re”/ Bashkim Hoxha kujton kontributin e Artur Zhejit në dramaturgji: Solli sukses në Teatrin Kombëtar

August 24, 2025
1 minut lexim

Ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, ka sjellë një boshllëk të madh te kolegët dhe miqtë me të cilët ka punuar.

Gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në vëmendje një anë dhe kontribut të panjohur të Zhejit që ka të bëjë me dramaturgjinë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se biseda e tyre e fundit kishte të bënte për dramaturgjinë, teksa e kujton Zhejin si një dramaturg të talentuar.

“Trishtim. U nda nga jeta Artur Zheji. Ngushëllime familjes dhe miqve. Biseda e fundit që pata me të ishte për dramaturgjinë. E pyeta në se kishte ndër mend të shkruante ndonjë dramë të re. Përveçse një erudit dhe gazetar serioz, Turi ishte edhe një dramaturg i talentuar në kërkim të thyerjes së skemave. Drama e tij RAJMONDA në vitet tetëdhjetë ishte një sukses në Teatrin Kombëtar”, shprehet gazetari.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te artur zhejit 68ab1609f0adc
Lajmi i mëparshëm

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

po eksploronin ne zonen e vullkanit baransky zhduken 10 turistet 68ab171e65c0f
Lajmi i radhës

Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky, zhduken 10 turistët

Të fundit nga

ShkoLartë