e pushuan per nje like ne rrjete sociale aktorja e njohur shperthen ndaj hollywood it dhe permend 69d14d3c98c14

E pushuan për një “like” në rrjete sociale? Aktorja e njohur shpërthen ndaj Hollywood-it dhe përmend…

April 4, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur britanike, Kate Beckinsale, ka ngritur akuza të forta ndaj industrisë së Hollywood-it, duke pretenduar se është pushuar nga agjentja e saj pasi kishte pëlqyer një postim për armëpushim në Gaza.

Deklaratat e saj erdhën në komentet e një postimi të Mark Ruffalo, i cili po promovonte filmin “Palestina 36”. Beckinsale e kritikoi hapur aktorin, duke thënë se ai nuk i ishte përgjigjur kur ajo u përpoq ta kontaktonte pas pushimit nga puna.“Duhet të jetë bukur kur agjenti nuk të pushon sepse ke pëlqyer një postim për armëpushim”, shkroi ajo, duke nënkuptuar një standard të dyfishtë në industri.

Aktorja shkoi edhe më tej, duke e lidhur situatën me pabarazinë gjinore në Hollywood.

Sipas saj, fakti që ajo u pushua ndërsa Ruffalo jo, tregon një privilegj të dukshëm për burrat në këtë industri.

Në reagimin e saj, Beckinsale përmendi edhe rastin e Susan Sarandon, e cila më herët ka deklaruar se është vendosur në “listë të zezë” për shkak të qëndrimeve të saj publike.

Ajo zbuloi gjithashtu se në momentin kur ndodhi pushimi, po kalonte një periudhë shumë të vështirë personale. Sipas saj, nëna e saj, Judy Loe, ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe kishte pak kohë për të jetuar, ndërsa njerku i saj, Roy Battersby, po përballej me probleme të rënda shëndetësore që më pas çuan në vdekjen e tij.

“Po përgatitesha të fluturoja për në Angli për t’u kujdesur për të dhe mora pushimin nga puna me dy fjali”, shkroi ajo, duke theksuar se kjo ndodhi pas 12 vitesh bashkëpunimi me agjenten e saj.

Megjithatë, Beckinsale theksoi se nuk e fajëson personalisht Ruffalon, edhe pse u ndje e injoruar. Ajo e përshkroi këtë si një shembull të “privilegjit mashkullor”, që sipas saj ekziston edhe tek njerëz që konsiderohen “të mirë”.

Deklaratat e saj kanë hapur një debat të ri mbi lirinë e shprehjes, ndikimin e qëndrimeve politike në karrierë dhe standardet e dyfishta brenda industrisë së filmit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

detajet dy emigrantet e vdekur ne kamenice dyshohet te jene afrikane 69d14ba2f0d71
Lajmi i mëparshëm

Detajet/ Dy emigrantët e vdekur në Kamenicë dyshohet të jenë afrikanë

vlen ahmeti i shkruan leter vetevetes 69d153618ff2c
Lajmi i radhës

VLEN: AHMETI I SHKRUAN LETËR VETËVETES!

Të fundit nga

VLEN: AHMETI I SHKRUAN LETËR VETËVETES!

Ali Ahmeti vazhdon t’i nënçmojë shqiptarët. Letra e tij është përpjekja opozitare e njëqinda me rradhë për t’i zhvendosur gabimet dhe dështimet e veta në adresë tjetër. Plot 20 vite ishte në
ShkoLartë