e pazakonte shqiptari merr ftesen e dasmes nga amerika me 14 vite vonese edhe ne shishe po ta kishin futur 68697f27da3e6

E pazakontë! Shqiptari merr ftesën e dasmës nga Amerika me 14 vite vonesë: Edhe në shishe po ta kishin futur…

July 5, 2025
1 minut lexim

Një ftesë dasme nga Amerika ka mbërritur pas 14 vitesh në kutinë postare të një qytetari nga Durrësi.

Arian Ndoni është befasuar kur këtë të shtunë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare.

Deri këtu, gjithçka normale, pasi atij i pëlqen të mbajë korrespondencë me miq të huaj që i ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është bërë në qershor të vitit 2011.

“U habita kur pashë ftesën. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA, por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011. Sot jemi në 2025. Vetëm sot e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Edhe në shishe po ta kishin futur e ta hedhnin në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen jo pa humor Arian Ndoni.

Ai thotë se ftesa mban në pjesën e pasme qartësisht edhe vulën e tranzitit ku duket data e mbërritjes në Shqipëri, në janar 2011.

Kohë e mjaftueshme për t’u organizuar për të marrë pjesë në festën e kurorëzimit të tyre. Pra, ftesa ka mbërritur në kohë, por diçka ka ndodhur me shërbimin postar nga Tirana në Durrës dhe ftesa ka ngelur rrugëve për plot 14 vjet dhe vetëm tani e ka gjetur rrugën e ka mbërritur në kutinë e tij postare.

Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat-kartolina ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe.
“Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk është korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo situatë ka cenuar dhe komunikimin e raportet e miqësisë për ne që ende e vlerësojmë këtë mënyrë komunikimi “, thotë Ndoni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fshirja e gjuhes maqedonase nga raporti i pe se bilalli eshte raport jo obligativ 6869758b26a6a
Lajmi i mëparshëm

Fshirja e gjuhës maqedonase nga raporti i PE-së, Bilalli: Është raport jo-obligativ

leclerc pranon fajin ne prova 68697f63e5167
Lajmi i radhës

Leclerc pranon fajin në prova:

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë