e pazakonte shiste enet e kuzhines se pallatit elysee online punonjesi perfundon ne pranga 694815a056856

E pazakontë/ Shiste enët e kuzhinës së Pallatit Élysée online, punonjësi përfundon në pranga

December 21, 2025
1 minut lexim

Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata, gota dhe enë të tjera zyrtare nga rezidenca e presidentit francez.

Ai ishte përgjegjës për ruajtjen e këtyre sendeve dhe, sipas policisë, i merrte gradualisht dhe i shiste në internet, kryesisht në platformën Vinted. Vlera e sendeve të vjedhura shkon deri në 40 mijë euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë, makinën dhe dollapin personal të punonjësit, policia gjeti rreth 100 objekte të vjedhura, përfshirë porcelan shtetëror dhe enë luksoze që nuk shiten zakonisht për publikun. Punonjësi u arrestua bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se e ndihmonin në shitjen e sendeve në internet.

Të tre dolën në gjykatë më 18 dhjetor dhe do të gjykohen më 26 shkurt. Deri atëherë, atyre u është ndaluar të punojnë dhe të shesin sende në ankande.

Sendet e vjedhura janë kthyer në Pallatin Élysée.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmerojne ekspertet inteligjenca artificiale po na ben trurin me dembel 6948156e96c16
Lajmi i mëparshëm

Paralajmërojnë ekspertët: Inteligjenca Artificiale po na bën trurin më dembel

bisedimet ne miami rusia hedh poshte takimin trepalesh me shba dhe ukrainen nuk ka pergatitje te tilla 694815e73e500
Lajmi i radhës

Bisedimet në Miami, Rusia hedh poshtë takimin trepalësh me SHBA dhe Ukrainën: Nuk ka përgatitje të tilla

Të fundit nga

Gripi, ende nuk është arritur piku

Gripi ende nuk ka arritur pikun. Madje gjatë javës së kaluar janë raportuar 126 raste të reja, por që përbëjnë një rënie prej 31 për qind për qind krahasuar me javën paraprake.
ShkoLartë