e pazakonte ne kavaje djali mashtron babane inskenon rrembimin duke i kerkuar para 68737e7ddc6a7

E pazakontë në Kavajë! Djali mashtron babanë, inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

July 13, 2025
1 minut lexim

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.

Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.

Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zevendeskryeministri mexhiti hoteli embla ne struge nje shembull i vizionit per zhvillim lokal dhe turizem cilesor 68737518555c5
Lajmi i mëparshëm

Zëvendëskryeministri Mexhiti: Hoteli “Ëmbla” në Strugë, një shembull i vizionit për zhvillim lokal dhe turizëm cilësor

fenerbahce tallet me milan in 68737eb4ebbda
Lajmi i radhës

Fenerbahçe “tallet” me Milan-in

Të fundit nga

ShkoLartë