e pate ku perfundoi shabani berisha mesazh lapajt dhe shehajt i kemi ftuar por po tregohen opozite e opozites 6946a7a3a578b

“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

December 20, 2025
1 minut lexim

Sali Berisha thotë se PD i ka ‘dyert’ e hapura për bashkëpunim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, por shton se ambiguiteti tregon se po bëjnë opozitë të opozitës.

Berisha thotë se krahasimi që bëjnë Lapaj dhe Shehaj midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës.

Berisha ka marrë si shembull Endrit Shabanin, për të cilin tha se ‘përfundoi në gjirin e Ramës’.

“Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë.

Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal. Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës.

Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat”, tha ai.

“Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.

Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh. Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij”, tha lideri i PD.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhuna ne vlore 6946a6f40ef28
Lajmi i mëparshëm

Dhuna në Vlorë

facebook teston abonimin per shperndaresit e me shume se dy linqeve ne muaj 6946a7ce7cbf3
Lajmi i radhës

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Të fundit nga

ShkoLartë