e para here ne nje dekade okb rikthen sanksionet ndaj iranit bisedimet deshtuan 68d824073c9db

E para herë në një dekadë, OKB rikthen sanksionet ndaj Iranit: Bisedimet dështuan

September 27, 2025
1 minut lexim

Për të parën herë në një dekadë Irani pritet të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara.

Sanksionet pritet të vendosën mbrëmjen e sotme pas dështimit të bisedimeve me Perëndimor lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike. Pavarësisht se më herët agjencia për mbikëqyrje atomike  e OKB-së e pranoi se inspektorët e saj ishin lejuar që të shkonin në uzinat iraniane, fuqitë perëndimore nuk e panë këtë si përparim të mjaftueshëm që të shtynin rivendosjen e sanksioneve.

Një muaj më parë, fuqitë europiane aktivizuan mekanizmin që mundëson rivendosen e sanksioneve të OKB-së, duke e akuzuar regjimin e ajatollahëve se ka dështuar që të jetë i sinqertë lidhur me ambiciet e tij nukleare – përfshirë kundërmasat që ka marrë në përgjigje të bombardimeve izraelite dhe amerikane në muajin qershor. Sanksionet e sotme do të vendosin një ndalesë globale për bashkëpunim me kompani, njerëz dhe organizata të akuzuara për zhvillimin e programit bërthamor apo të raketave balistike të Iranit. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u shpreh se nuk a arsye që të arrihet një marrëveshje, kur, sipas tij, Izraeli dhe SHBA-ja po tentojnë të përdorin presion për të rrëzuar Republikën Islamike.

“Nëse qëllimi do të ishte të zgjidheshin shqetësimet për programin bërthamor, ne këto do të mund të bënim me lehtësi, por nuk është ky qëllimi i vërtetë i tyre”, tha për mediat Pezeshkian që sërish insistoi megjithatë se Irani kurrë nuk do të kërkojë që të ketë armë bërthamore.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

norvegjia raporton per drone misterioze mbi bazen e forcave ajrore 68d8225ad1fef
Lajmi i mëparshëm

Norvegjia raporton për dronë misteriozë mbi bazën e forcave ajrore

555768777 818024117276172 2507263020791130055 n
Lajmi i radhës

Boban Stefkovski: I nderuar të jem kandidati për mandatin e dytë në Gazi Babë, zhvillimi do të vazhdojë

Të fundit nga

ShkoLartë