e papranueshme olsian cela kritika prokuroreve ankohen neper ambasada per vendimet e apelit 68ee35f5cb83a

“E papranueshme”- Olsian Çela kritika prokurorëve: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e Apelit!

October 14, 2025
1 minut lexim

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve, ka shprehur kritikave ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, teksa u shpreh se ankohen në ambasada për veprimet e Apelit.

“Kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendos Apeli”, tha kryeprokurori Çela.

Ai shtoi se, sidomos prokurorët e rinj, “nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e tyre”.

Olsian Çela: Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit, kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendos Apeli.

Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë thotë që prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli.

Ju më thoni sa çështje keni përfaqësuar në GJL, janë 38 çështje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami projekt 40 milione euro qe lidhe tetoven lisecin dhe kodren e diellit 68ee3494f1926
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Projekt 40 milionë euro që lidhë Tetovën, Lisecin dhe “Kodrën e Diellit”

vuciqi xheloz per dy shqiptare serbia nuk ka lojtare si ata 68ee36542801b
Lajmi i radhës

Vuçiqi xheloz për dy shqiptarë: Serbia nuk ka lojtarë si ata

Të fundit nga

ShkoLartë