e moshuara nderroi jete nga asfiksia pasi banesa iu perfshi nga flaket fqinjet jetonte e vetme prej muajsh e paralizuar nga kembet 6968b55813918

E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, pasi banesa iu përfshi nga flakët, fqinjët: Jetonte e vetme! Prej muajsh e paralizuar nga këmbët

January 15, 2026
1 minut lexim

Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë rrëfyer për News24 se e moshuara jetonte vetëm.

Sipas tyre Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lsdm qeveria teknike duhet te mbetet kushtet ne shoqeri jane njejte si ne vitin 2016 6968a8d0b60bf
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Qeveria teknike duhet të mbetet, kushtet në shoqëri janë njëjtë si në vitin 2016

gjysme miliardi kerkesa per bileta per kupen e botes 6968b5b6132f7
Lajmi i radhës

Gjysmë miliardi kërkesa për bileta për Kupën e Botës

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë