e marta e zeze ne shqiperi si humben jeten 5 persona e nje tjeter u plagos brenda pak oresh 6900ff57132c6

E marta e zezë në Shqipëri! Si humbën jetën 5 persona e një tjetër u plagos, brenda pak orësh

October 28, 2025
min lexim

Në Shqipëri raportohen shpesh krime të rënda, për të mos thënë çdo ditë. Por dita e sotme, 28 tetor 2025, shënoi një bilanc tragjik. Brenda pak orësh janë shënuar plot 5 viktima dhe një i plagosur, në gjendje të rëndë.

Viktima e parë u regjistrua vetëm 15 minuta, pasi data shënoi 28 tetor, në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës. 17-vjeçari Leandro Shametaj humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ishte duke shkuar në shtëpi. Ai kishte përfunduar turnin në lokalin ku punonte si kamerier, kur një 32-vjeçar i dehur erdhi me shpejtësi 200km/h me makinë e tij “Porche” dhe e përplasi.

Pas Vlorës, “hija” e zezë e krimit u zhvendos në Shkodër, aty ku u plagos rëndë Enea Buzukja. 38-vjeçarit, punonjës i Tatimeve, i shpërtheu një sasi tritoli që i ishte vendosur në makinë sapo ai e ndezi mjetin. Policia dyshon paraprakisht se shkak për shpërthimin me tritol është bërë profesioni i tij, por hetimet vijojnë.

Nëse fatmirësisht ngjarja e rëndë në Shkodër do përfundonte vetëm me një të plagosur, në Durrës do shënohej një krim makabër, brenda familjes.

25-vjeçari Marjan Kodheli i mori jetën babai të tij, Pjetër Kodheli. Sipas policisë, në fshatin Shkallnur, i riu, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndeti mendor, e qëlloi fillimisht me dru në kokë të atin. Pas kësaj, ai i nguli thikën në zemër duke i shkaktuar vdekjen.  Marjan Kodheli u arrestua dy orë pas krimit nga forcat “Shqiponja”, dhe tashmë do përballet me drejtësinë për krimin tragjik.

Teksa vëmendja ishte e gjitha në Durrës, në Tiranë një sherr brenda një restoranti do kthehej në tragjedi. Ngjarja ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit”, ku 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier u godit me thikë nga Filip Shehu, kuzhinier në po të njëjtin lokal. Autori u arrestua në vendngjarja pas krimit dhe deklaroi se e vrau Ismaillarin për shkak se e bullizonte.

Një tjetër konflikt do të merrte një tjetër jetë, por këtë herë në Berat. Sipas policisë, në lagjen e Kalasë, Kristo Mema do godiste për vdekje me thikë turistin Keli Hoxha, pas konfliktit për një kalë, të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët në kala.

E viktima e fundit do të regjistrohej në burgun e Shkodrës, aty ku një shtetas amerikan Brendon Saporito, do të varej brenda qelisë, ku ndodhej i paraburgosur për vrasjen e partneres së tij Sandra Saporito në muajin maj, teksa ndodheshin në Shqipëri.

Këto ngjarje duhet të jenë “kambanë alarmi” jo vetëm për autoritetet, por mbi të gjitha për shoqërinë. Konfliktet e çastit në shumë raste po përfundojnë në “kronikë të zezë”, e po ashtu viktimat nga aksidentet po shtohen nga dita në ditë, nga pakujdesia. Të gjithë duhet të reflektojmë pasi përgjegjësia është e përbashkët!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpallen rezultatet perfundimtare per gjithsej 44 komunane tre vendvotime per keshilltare ne shuto orizare do te perseritet votimi 6900fdf0de5a8
Lajmi i mëparshëm

Shpallen rezultatet përfundimtare për gjithsej 44 komuna,në tre vendvotime për këshilltarë në Shuto Orizarë do të përsëritet votimi

duplantis shpallet atleti europian i vitit 2025 6900ffb45a453
Lajmi i radhës

Duplantis shpallet “Atleti Europian i Vitit 2025”

Të fundit nga

ShkoLartë