e majta ka paraqitur nisme per shkarkimin e kryetares se kshpk se tatjana dimitrovska ne komisionin per zgjedhje dhe emerime 688125e41cb42

“E Majta” ka paraqitur nismë për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime

July 23, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Të Majtës, Boris Kërmov ka paraqitur nismël për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

Deputetja Jovana Mojsoska sqaroi sot se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, në nenin 14, përcakton shprehimisht se kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit mund të shkarkohet nëse kushtet e nenit 11 të të njëjtit ligj kanë pushuar së zbatuari.

“Neni 11 përmban kushtet që duhet të përmbushë kryetarja e antikorrupsionit për t’u bërë kryetare e KSHPK-së. Ndër kushtet në nenin 11 është se asaj nuk duhet t’i ndalohet ushtrimi i profesionit. Në këtë moment, kryetares së Komisionit, Tatjana Dimitrovska, i është ndaluar ushtrimi i profesionit, ajo nuk ka qenë në punë për më shumë se dy muaj dhe këtu e gjejmë bazën ligjore në këtë rast, për të paraqitur nismën tonë në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve”, shpjegoi Mojsoska.

Nga KSHPK dhje njoftuan se vendimi për ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Siç theksohet në kumtesën e sotme nga KSHPK-ja, dhënia e dorëheqjes si akt moral është vendim dhe e drejtë e vet kryetares së Komisionit.

“Duke marrë parasysh se në këtë rast konkret bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, Komisioni shtetëror po punon dhe do të vazhdojë të punojë dhe të ushtrojë kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, thonë nga KSHPK.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 18 korrik të këtij viti, ngriti aktakuzë kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se në periudhën nga maji deri në dhjetor të vitit 2024, nga një person i paftuar, i akuzuar për lëndën “Aditiv”, i ka mundësuar në dispozicion të dhëna të cilat konsiderohen për sekret zyrtar. Njëkohësisht, Dimitrovska akuzohet dhe për marrjen e paligjshme të çertifikatës për informata të klasifikuara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja e meksikes 75 000 meksikane jane kthyer vullnetarisht nga shba ja 6881256c3d55d
Lajmi i mëparshëm

Presidentja e Meksikës: 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

rudari i bashkohet lidhjes se prishtines per zgjedhjet ne kryeqytet 6881265c2fcf7
Lajmi i radhës

Rudari i bashkohet Lidhjes së Prishtinës për zgjedhjet në kryeqytet

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë