E kemi parë herë pas here me projekte muzikore, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën frënge, djaloshin simpatik Labinot Ramadani, i njohur në muzikë me emrin artistik LAB.
Kësaj radhe, ai ka bashkuar forcat me këngëtarin e njohur Blero, dhe së bashku kanë publikuar projektin mjaft interesant me titull “E kom dit”.
Djemtë e muzikës kanë bashkëpunuar me Edon Avdiun dhe Slycki për muzikën dhe tekstin.
Kënga po pëlqehet mjaft dhe shoqërohet me një videoklip shumë të përshtatshëm, të cilin mund ta klikoni në linkun më poshtë.
Burimi: botasot.info


