e guximshme dhe elegante ellie bamber rremben vemendjen ne londer 68ebd4b2003b0

E guximshme dhe elegante: Ellie Bamber rrëmben vëmendjen në Londër

October 12, 2025
1 minut lexim

Aktorja Ellie Bamber tërhoqi vëmendjen me një paraqitje provokuese gjatë festës pas-premierës së filmit “Moss & Freud”, mbajtur të premten mbrëma në “The Rex Rooms”, në kuadër të Festivalit të 69-të të Filmit BFI në Londër.

Ylli i serialit “The Serpent”, 28 vjeçe, u shfaq me një fustan xhaketë elegant dhe të guximshëm, duke theksuar këmbët e saj të tonifikuara. Ajo e kompletoi pamjen me geta rrjetë dhe taka elegante nga Christian Louboutin.

Filmi biografik “Moss & Freud”, që pati premierën të premten, sjell në ekran marrëdhënien e pazakontë mes supermodeles britanike Kate Moss (luajtur nga Ellie Bamber) dhe piktorit të njohur Lucian Freud (luajtur nga Derek Jacobi), me të cilin ajo bashkëpunoi në vitin 2002 për portretin e famshëm “Naked Portrait”, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Image

Aktorja Ellie Bamber

Ellie, e frymëzuar nga stili karakteristik i Kate Moss, u shfaq me një pamje mjaft të veçantë dhe tërheqëse në mesin e të ftuarve VIP në festë.

Supermodelja legjendare Kate Moss, tashmë 51 vjeçe, është edhe producente ekzekutive e këtij projekti, së bashku me Jason McNab.

Image

Aktorja Ellie Bamber

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje person ne shtime dyshohet se kanosi kryesuesin e vendvotimit 68ebd38ed4178
Lajmi i mëparshëm

Një person në Shtime dyshohet se kanosi kryesuesin e vendvotimit

vulat zevendesohen me regjistrime elektronike qytetaret e maqedonise gjate udhetimeve ne be do te japin te dhena biometrike 68ebde34ac165
Lajmi i radhës

Vulat zëvendësohen me regjistrime elektronike! Qytetarët e Maqedonisë gjatë udhëtimeve në BE, do të japin të dhëna biometrike

Të fundit nga

ShkoLartë