Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në një parajsë të pastrimit të parave.
Boçi tha se Shqipëria është një narkoshtet që suksesin politik e ka mbështetur në partneritetin me krimin e organizuar.
Demokrati tha se nëse nuk do të ekzistonte një mbështetje politike, shqiptarët nuk do të shkonin përtej oqeanit për të bërë trafik narkotikësh.
“Suksesi i mafias shqiptare mbështetet në pastrimin e parasë, në efikasitetin e parasë, nëse nuk do ekzistonte një parajsë si Shqipëria, ky trafik nuk do të ishte në këto nivele. Nëse nuk do të ishte kjo mbështetje politike, shqiptarët nuk do të kapërcenin oqeanin për të bërë një narkotrafik të tillë. E gjithë merita i takon një njeriu, Ramës.
Rama do të përdorë të gjithë arsenalin e tij për të mbrojtur veten. Ne jemi narkoshtet, një qeverisje që suksesin e vet politk e mbështet neë partneritetin me krimin e organizuar. Kemi një fuzionim të plotë të krimit me politikën”, tha Boçi.
Burimi: botasot.info


