e futen ne kurth dhe e rrembyen per ti marre para prokuroria con ne gjyq 5 persona 68f0a0b4be2bc

E futën në kurth dhe e rrëmbyen për t’i marrë para, Prokuroria çon në gjyq 5 persona

October 16, 2025
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona, të akuzuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. akuzohen se kanë rrëmbyer shtetasin E.V., me qëllim përfitimin e një shume prej 2 milionë lekësh. Prokuroria sqaron se hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila raportoi se vëllai i saj kishte marrë një telefonatë nga bashkëshortja, e cila kërkonte pagesën e shumës së lartë për shkak të rrezikut për jetën e tij.

“Nga hetimet rezultoi se të katër të pandehurit planifikuan dhe ekzekutuan rrëmbimin e shtetasit E.V.,” thuhet në njoftim. Ata e futën në mënyrë të dhunshme në një mjet tip Golf me ngjyrë të zezë pranë shkollës pedagogjike në Tiranë, i vendosën kapuç në kokë dhe e çuan në një banesë të vjetër ku e mbajtën peng.

“Pas lidhjes së duarve, ata i kërkuan shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se viktima kishte ngacmuar shtetasen N.B., bashkëjetuesen e njërit prej të arrestuarve,” vijon njoftimi i Prokurorisë.

Më tej, tre nga të pandehurit komunikuan me bashkëshorten e viktimës dhe më pas ajo iu dërgoi shumën e kërkuar. Gjatë gjithë kohës, rrëmbyesit kërcënuan se nëse pagesa nuk do të realizohej, do t’i dërgonin fotografi komprometuese për të shkatërruar familjen dhe do ta vrisnin viktimën.

Prokuroria thekson se “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim përfitimin e pasurisë dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet,” duke bërë të qartë rreziqet ligjore që presin të akuzuarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti me vranesira dhe reshje shiu temperatura deri ne 20 grade 68f09f5265905
Lajmi i mëparshëm

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 20 gradë

sa po i mungon rrahmani kosoves flet vedat muriqi 68f0a115b906c
Lajmi i radhës

​Sa po i mungon Rrahmani Kosovës? Flet Vedat Muriqi

Të fundit nga

ShkoLartë