e eliminuara e pare e ketij sezoni te big brother vip flet ne fan club xhodi skura me penalizoi 69513c129d171

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, flet në Fan Club Xhodi Skura: Më penalizoi…

December 28, 2025
1 minut lexim

E ftuar sot në Fan Club, e eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli për atë që ajo mendoi se e penalizoi gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Xhodi tha se ajo çfarë e penalizoi ishte qetësia e tepërt deri edhe në përhumbje, gjë që ja kishin shprehur edhe familjarët e saj pas daljes.

Ajo shtoi se mendoi që do të kishte kohë t’i njihte më mirë banorët me ato situate që kishin ndodhur brenda shtëpisë.

“Edhe familjarët e kishin parë qetësinë time ndoshta më shumë se ç’duhet edhe deri në një përhumbje, madje ishin mërzitur se mos ka ndonjë hall goca.

Mendova se do të kisha kohë për t’i njohur njerëzit dhe për t’i prekur aty ku duhet, në atë lojë brenda, me gjërat brenda që ndodhën.

Sigurisht mund të kisha përdorur 1 mijë teknika të tjera që janë përdorur zakonisht, por që nuk është në karakterin tim dhe nuk dola dot jashtë karakterit tim”, u shpreh Xhodi Skura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proces i qete zgjedhor ne kryeqytet ja cka thone qytetaret 69513aeef2bad
Lajmi i mëparshëm

​Proces i qetë zgjedhor në kryeqytet, ja çka thonë qytetarët

video era e forte rrezon kulmin e nje ndertese ne kumanove 695140f4c4cc6
Lajmi i radhës

VIDEO/ Era e fortë rrëzon kulmin e një ndërtese në Kumanovë

Të fundit nga

ShkoLartë