e dyshuara per spiunazh jelena gjukanoviq mbetet ne paraburgim edhe per dy muaj 68d286e2c96af

E dyshuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

September 23, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Jelena Gjukanoviqit, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila po akuzohet për veprën penale të spiunazhit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehures J.Gj., gjyqtari i kësaj çështje penale pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 19.09.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtës iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 18.11.2025″, ka pohuar Gashi.

Gjukanoviq, dyshohet se ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Republikës së Kosovës te Aleksandar Vllajiq, i identifikuar si agjent rezident i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

myrto uzuni eshte duke perjetuar nje tjeter kulm te karrieres 68d286d4dc2c9
Lajmi i mëparshëm

Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës

tentuan te kontrabandonin dhjetera steka me cigare ne piken kufitare te kapshtices e pesojne dy vellezerit 68d287838289d
Lajmi i radhës

Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

Të fundit nga

ShkoLartë