e dhunuan dhe i moren leket e xhiros pronarit te nje biznesi ne tirane arrestohen autoret 693ea28395d7f

E dhunuan dhe i morën lekët e xhiros pronarit të një biznesi në Tiranë, arrestohen autorët

December 14, 2025
1 minut lexim

Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

milani tronditet nderron jete futbollisti qe fitoi titullin kampion 693ea203c8c55
Lajmi i mëparshëm

Milani tronditet, ndërron jetë futbollisti që fitoi titullin kampion

pdk sakrifica e 41 deshmoreve mbetet amanet i perhershem per lirine 693ea2e7db59c
Lajmi i radhës

PDK: Sakrifica e 41 dëshmorëve, mbetet amanet i përhershëm për lirinë

Të fundit nga

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket,
ShkoLartë