E dashura e Cristiano Ronaldos bëri debutimin e saj në Met Gala në New York të hënën mbrëma.
Bukuroshja Georgina Rodriguez, 31 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi të thellë në dekolte, me dantella në pjesën e gjoksit, që i ngjante një nateje të destinuar për dhomën e gjumit.
Por fustani në fakt ishte i frymëzuar nga një anëtare shumë elegante e familjes mbretërore britanike: Princesha Diana.

Fustani i gjatë ishte shumë i ngjashëm me slip-fustanin e dizajnuar nga John Galliano, të cilin princesha e kishte veshur në Met Gala në vitin 1996.
Ishte hera e parë dhe e fundit që anëtarja e dashur e familjes mbretërore – e cila vdiq në moshën 36-vjeçare në vitin 1997 – mori pjesë në këtë ngjarje të modës me profil të lartë. Drejtori kreativ i Vetements, Guram Gvasalia, preu 10 xhaketa dhe pallto të ndryshme të qepura me porosi për të krijuar fustanin.
“Pas kësaj, i preu ato fustane dhe i bashkuam në një fustan të vetëm mbrëmjeje, të qepur tërësisht me dorë, duke i dhënë trajtimin e vërtetë të Vetements Couture,” tha Gvasalia.
“Veshjet arketipale mashkullore u rikrijuan në një siluetë sensuale dhe të personalizuar,” shtoi dizajneri.

Ajo duhej të dukej si princeshë.
“Desha t’i jepja Georginës atë moment princeshe,” shtoi ai.
“Ajo është Princesha e Popullit e ditëve të sotme dhe Mbretëresha e Zemrave të Njerëzve. Jo çdo fustan duhet të jetë një përrallë, por ky është.”
Rodríguez kishte veshur edhe një varëse të madhe diamantësh të markës Chopard, e frymëzuar nga zgjedhjet e bizhuterive të Dianës në vitet ’90.
Rodríguez tha se Met Gala ishte një “natë magjike”.

“Faleminderit gjithmonë Zotit, familjes sime dhe ekipit tim që më shoqërojnë në çdo ëndërr,” shkroi ajo në spanjisht në Instagram.
Burimi: botasot.info


