dyvjetori i sulmit ne banjske dyshime te reja per perfshirje te zyrtareve te listes serbe 68d972c197e79

Dyvjetori i sulmit në Banjskë – dyshime të reja për përfshirje të zyrtarëve të Listës Serbe

September 28, 2025
1 minut lexim

Gjatë javës që lamë pas u shënua dyvjetori i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ngjarje që tronditi vendin më 24 shtator 2023.

Si pasojë e këtij akti të agresionit të organizuar nga grupet serbe kundër Policisë së Kosovës, u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës.

Organizator i këtij sulmi u identifikua Millan Radoiçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe, i cili më vonë mori përgjegjësinë publike për ngjarjen.

Në ditët e fundit, janë raportuar dyshime të reja mbi përfshirjen e zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe në këtë akt, përfshirë deputetin Slavko Simiq dhe kandidatin për kryetar të Zubin Potokut në zgjedhjet e 12 tetorit, Nenad Peroviç.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar rreth  dyshimeve lidhur me përfshirjen e kandidatit për kryetar të Zubin Potokut, Nenad Peroviç në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Image

Nexhat Haziri

Ai ka theksuar se çdo dyshim mbi përfshirjen e Peroviç-it në veprime të paligjshme duhet të trajtohet nga institucionet e sigurisë.

“Peroviç është certifikuar si kandidat për kryetar të Zubin Potokut në zgjedhjet e 12 tetorit pra nga vet KQZ-ja. Tani dyshimet nëse ai ka qenë pjesë e grupit terrorist të Millan Radojçiqit më 24 shtator, gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duhet të hetohet dhe dëshmohet nga institucione të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, tani për tani KQZ do të mund të marrë ndonjë veprim në drejtim të ç’ertifikimit të z. Peroviç-it

“Nuk e shohë se tani për tani KQZ do të mund të marrë ndonjë veprim në drejtim të ç’ertifikimit të z. Peroviç, pasi edhe sipas Prokurorisë së Shtetit nuk ka hetime ndaj këtij personi, e që do të thotë se nuk ka pasur provë e dëshmi nga institucionet e tjera që iu janë ofruar prokurorisë”, ka shtuar Haziri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsenali senzacional ne minutat e fundit permbysi gjithcka 68d972b36b0ef
Lajmi i mëparshëm

Arsenali senzacional, në minutat e fundit përmbysi gjithçka 

ekskluzive vrasja ardian nikulajt zbulohet gabimi i ministres britanike me dokumentet e ekstradimit te te dyshuarve ne vrasje 68d973678b99a
Lajmi i radhës

Ekskluzive/ Vrasja Ardian Nikulajt, zbulohet gabimi i ministres britanike me dokumentet e ekstradimit të të dyshuarve në vrasje

Të fundit nga

ShkoLartë