dyshohet se vrau nje cift 32 vite me pare per ti grabitur pensionin bie ne pranga 86 vjecari 6942edad5cd91

Dyshohet se vrau një çift 32 vite më parë për t’i grabitur pensionin, bie në pranga 86-vjeçari

December 17, 2025
1 minut lexim

Një 86-vjeçar është arrestuar në lidhje me vrasjen e një çifti, të cilët u gjetën të vdekur me plagë nga armë zjarri në fermën e tyre 32 vite më parë.

Sipas ‘The Sun’, Harry Tooze, 64 vjeç, dhe Megan Tooze, 67 vjeçe, u vranë në fermën e tyre në Uells, 32 vjet më parë, ndërsa të dy u qëlluan për vdekje nga afër me një pushkë gjahu. Pas vrasjes, dikush tentoi të fshehë trupat e tyre në stallën e lopëve të pronës, duke i mbuluar me një batanije.

“Ndërsa ky arrestim është padyshim një zhvillim i rëndësishëm në hetim, hetimet tona janë ende në vazhdim. Kjo çështje ka prekur shumë njerëz gjatë këtyre viteve dhe synimi ynë është të gjejmë përgjigje për pyetjet që mbeten ende pa përgjigje lidhur me vdekjet e tyre, edhe pas më shumë se 30 vjetësh. Edhe pas gjithë këtij kalimi kohe, u bëj thirrje kujtdo që ka ndonjë informacion për vrasjet të dalë përpara dhe të flasë me policinë”, deklaroi një anëtar i policisë.

Çifti kishte dalë nga shtëpia e tyre për të tërhequr pensionin në mëngjesin e ditës së vrasjeve, ndërsa rreth orës 13:30, fqinjët dëgjuan dy të shtëna, por shërbimet emergjente nuk u njoftuan, pasi zhurma u konsiderua e zakonshme për fermën.

Krimi u zbulua vetëm pasi vajza e tyre i telefonoi por ata nuk ja hapën telefonin dhe ajo mbeti pa përgjigje, e më pas dha alarmin.

Jonathan Jones, i dashuri i vajzës së çiftit Tooze, fillimisht u dënua për vrasjen e tyre në vitin 1995. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në një nga filxhanët e çajit mbi tavolinë, duke bërë që hetuesit të besonin se ai ishte përgjegjës për vrasjet tronditëse.

Jones kishte pasur probleme financiare dhe u pretendua se ai i kishte vrarë viktimat për të përfituar pagesën e sigurimit të jetës prej 150,000 paundësh.

Megjithatë, dënimi u rrëzua një vit më vonë dhe Jones u lirua pas apelimit në vitin 1996. Rasti mbeti një nga vrasjet më famëkeqe të pazgjidhura në Uells.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burri gjerman vret babane dhe mban peng partneren 6942ebd353764
Lajmi i mëparshëm

​Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren

masakra ne australi autori akuzohet per 59 vepra penale 6942f1c450718
Lajmi i radhës

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

Të fundit nga

Guardiola i prish punë Barcelonës

Yan Diomande, falë paraqitjeve shumë të mria te Leipzig, ka përfunduar në radarin e gjithë klubeve të mëdha. Kombinimi i fuqisë, shpejtësisë dhe aftësisë për të dribluar e bëjnë Diomande një lojtar
ShkoLartë