dyshohet se votuan persona qe sjane banore te junikut prokuroria nis punen 68f0c52f70ea4

Dyshohet se votuan persona që s’janë banorë të Junikut, Prokuroria nis punën

October 16, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Junikut është pretenduar se gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025, kanë votuar disa persona që nuk janë banorë të kësaj komune.

Lidhur me këto pretendime, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se institucioni ka nisur veprimet e para hetimore.

“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të Komunës së Junikut, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar shënim zyrtar dhe ka autorizuar prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, deklaroi Nikçi.

Pretendimet për dallavere me vota në Junik i ngriti deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, duke kërkuar nga prokuroria të hetojë procesin zgjedhor në këtë komunë.

Ai ka bërë me dije se atje votuan edhe qytetarë të komunave tjera.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj shkroi se shumë qytetarë në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.

“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera! Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut. Kjo përbën vepër penale dhe si e tillë duhet urgjentisht të hetohet. KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, shkroi Daut Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump autorizon cia n per operacione ne venezuele 68f0c4446b69d
Lajmi i mëparshëm

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

mexhiti cairi do te behet komune lidere ne shfrytezimin e fondeve evropiane 68f0d79492132
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë