dyshohet se u fjalosen gjate orarit te punes ipk rekomandon suspendimin e dy policeve ne prizren 6916039fc8db4

Dyshohet se u fjalosën gjatë orarit të punës, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren

November 13, 2025
1 minut lexim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Prizrenit, në të cilin ishin përfshirë dy zyrtarë policorë.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka tha se bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës.

“Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë”, ka deklaruar ai.

Beka shtoi tutje se rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve drejt fuqizimit të integritetit policor duke theksuar se sjelljet e këtilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e profesionalizmit që kërkohen nga një zyrtar policor”, tha mes tjerash ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

refuzimi i dy komisioneve hetimore pd dorezon ankimim ne kushtetuese 69160174e527d
Lajmi i mëparshëm

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

jennifer aniston ne nje fotosesion te zjarrte per elle 691604b2a3050
Lajmi i radhës

Jennifer Aniston në një fotosesion të zjarrtë për ELLE

Të fundit nga

ShkoLartë