dyshohet se ishte shenjester e atentatit ne shkoder reagon nga spitali erogen vaso distancohem nga informacionet per lidhje me grupe kriminale 68bfda436b6af

Dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, reagon nga spitali Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale

September 9, 2025
1 minut lexim

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i plagosur, ndërsa dy miqtë e tij humbën jetën.

Ai shprehet se ia lë drejtësisë në dorë zbardhjen e ngjarjes që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e dy jetëve.

Deklarata e plotë:

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.

Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet!

Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres.

Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot.

Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik!

Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dergimi i komenteve ne kushtetuese presidentja osmani mban konference per media 68bfd9a0edfef
Lajmi i mëparshëm

Dërgimi i komenteve në Kushtetuese, Presidentja Osmani mban konferencë për media

cekia me aleate e shkaterrojne nje rrjet bjellorus te spiunazhit ne evrope 68bfdab4268c7
Lajmi i radhës

Çekia me aleatë e shkatërrojnë një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë