dyshohet se eshte perfituar nga veprimtari kriminale sekuestrohet banesa ne durres 68823d7809c5c

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

July 24, 2025
1 minut lexim

Policia e Durrësit ka sekuestruar disa pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale.



Mësohet se është bërë konfiskimi i pasurisë në përdorim të shtetasit L. K., të  cilit iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K..

Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K..

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

europoli arreston administratorin rus te forumit per krime kibernetike 688238c977da9
Lajmi i mëparshëm

​Europoli arreston administratorin rus të forumit për krime kibernetike

cfare dihet per dosjen e jeffrey epstein dhe pse eshte ajo kaq e rendesishme 68823ea67becd
Lajmi i radhës

Çfarë dihet për dosjen e Jeffrey Epstein dhe pse është ajo kaq e rëndësishme?

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë