dyshohet per vrasjen e shokut prokuroria kerkon paraburgim 6909ff8f548d9

Dyshohet për vrasjen e shokut, Prokuroria kërkon paraburgim

November 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 nëntor – Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit.

“I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi.

“Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë”.

“Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafa dauti dhe vlen shkrijne barrierat 21 shqiptare te punesuar ne dogane 6876424d30857
Lajmi i mëparshëm

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

dialog rajonal per politikat arsimore reforma themelore per arsim me cilesor 690a003235248
Lajmi i radhës

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

Të fundit nga

ShkoLartë