dyshimet spak merr si te pandehur kryebashkiakun e kolonjes erion isain 68d41146bd0e3

Dyshimet/ SPAK merr si të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

September 24, 2025
1 minut lexim

Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara  në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar  për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.

Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi  penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen  në ujësjellësin e Kozelit.

Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç redukton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, që kishte rolin e subjektit mbikëqyrës.

Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizuese për shtetin.

SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit që thotë se i ka lënë kohë kryebashkiakut të kryejë prapësimet me shkrim përpara se ta çojë dosjen tek gjyqtari paraprak. Karta e prokurorisë është këqyrja e telefonit të Canos tek e cila janë konstatuar komunikime në aplikacionin WhatsApp që sipas avokatëve provojnë njohjen mes zyrtarëve të bashkisë dhe mbikëqyrëses.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja osmani takohet me senatorin rubio 68d410a0ef791
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Osmani takohet me senatorin Rubio

nasa nis misionin per studimin e motit hapesinor 68d4116f07b78
Lajmi i radhës

NASA nis misionin për studimin e motit hapësinor

Të fundit nga

ShkoLartë