dyshimet per vrasjen tragjike te enver bajraktarit cka dihet deri tani 689144a51ac37

Dyshimet për vrasjen tragjike të Enver Bajraktarit, çka dihet deri tani

August 5, 2025
min lexim

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

Derisa bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë. Sipas informacioneve të siguruara, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.  Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fiba nis hetim pas thirrjeve antishqiptare ne ndeshjen e basketbollit ne kumanove 689144a1e389f
Lajmi i mëparshëm

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

tesla i jep elon musk aksione me vlere 29 miliarde dollare per ta mbajtur ne drejtimin e kompanise 68914591b5435
Lajmi i radhës

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë