dyshimet per manipulime reagon arian tahiri mitrovica meriton drejtesi 6913c922286d9

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

November 12, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar rreth dyshimeve për manipulim të votave nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se procesi i numërimit të votave ka nxjerrë në pah shqetësime serioze, që kërkojnë verifikim të plotë dhe trajtim të drejtë ligjor.

Ai ka thënë se Mitorvica meriton drejtësi.

“Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse transparencë dhe ndershmëri në lidhje me këtë proces.

“Nga institucionet përgjegjëse, po ashtu, kërkojmë transparencë dhe ndershmëri, sepse demokracia jonë nuk mund të ndërtohet mbi parregullsi dhe manipulime zgjedhore. Mitrovica meriton drejtësi dhe përkushtimi ynë është i pakompromis për ta siguruar atë”, ka shkruar Tahiri. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klauzola beckham qe mund te mundesoje kthimin e perkohshem te messit te barcelona 6913c914f1d52
Lajmi i mëparshëm

‘Klauzola Beckham’ që mund të mundësojë kthimin e përkohshëm të Messit te Barcelona

ukraina prodhon me shume drone se te gjitha vendet e nato s 6913ca359b83f
Lajmi i radhës

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë