dyfisho sipermarrjen tende rama deri me tani 32 kredi te miratuara kerkesa kemi pasur nga 400 biznese 6ac64e5055d06

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Deri më tani 32 kredi të miratuara, kërkesa kemi pasur nga 400 biznese

October 7, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama foli sot, teksa ishte përballë disa drejtuesve bizneseve të vogla, për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Rreth 400 biznese janë aktualisht në proces në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa deri më tani janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh.

Kryeministri Edi Rama tha se interesi për skemën është në rritje dhe se ritmi i aplikimeve dhe miratimeve është përshpejtuar.

Gjatë deklaratës së tij, Rama u shpreh se programi është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që kanë kaluar fazën fillestare të vështirësive dhe tashmë kanë nevojë për financim për t’u zgjeruar.

“Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tëndë” ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla, të mesme që ia kanë dalë t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes i vogël përballon. Sot kanë akumuluar dije, kanë qartësi se si mund të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.

Ne kemi krijuar këtë skemë, e cila faktikisht ofron një kredi me interes deri në 2%, kredi shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Më vjen mirë që po shoh një rritje të interesit, sot që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces, kemi praktikisht deri në 5 që janë shifrat 32 kredi të miratuara, për një vlerë që shkon te rreth 5 mln euro. Ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Hapësira është për shumë më tepër”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bisede mes kurtit e osmanit ne presidence 6ac64dd4b671a
Lajmi i mëparshëm

Bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë

vaksinimi kunder gripit sezonal do te filloje ne gjysmen e dyte te tetorit 6ac652283c286
Lajmi i radhës

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit

Të fundit nga

Bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, brenda presidencës, ku po zhvillohet ceremonia inauguruese e kryetares së re të shtetit, Justina Shiroka-Pula. Në pamjet e siguruara,
ShkoLartë