dy vatra zjarri aktive ne qarkun e korces prefektura situata ne kontroll po punohet per neutralizimin e plote te flakeve 688485e922b48

Dy vatra zjarri aktive në qarkun e Korçës, Prefektura: Situata në kontroll, po punohet për neutralizimin e plotë të flakëve

July 26, 2025
1 minut lexim

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Qarkut Korçë, konkretisht në fshatrat Dishnicë (Bashkia Korçë) dhe Strelcë (Bashkia Maliq).

Në një njoftim zyrtar për mediat, Prefektura e Korçës thotë se situata në të dy zonat është nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa forcat në terren po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.

“Zjarri në fshatin Dishnicë është aktiv me intensitet të ulët. Terreni i thyer dhe me bimësi të dendur e ka vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për shuarjen e plotë janë në fazën përmbyllëse.

Sipas drejtuesit të operacionit, zjarri pritet të neutralizohet brenda ditës.

Zjarri në fshatin Strelcë është aktiv vetëm në vatrën veriore me intensitet të ulët. Forcat në terren po monitorojnë situatën dhe po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Prefektura e Qarkut Korçë vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, duke siguruar bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha strukturat përkatëse për administrimin e situatës”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së qarkut Korçë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chloe sims terheq vemendjen ne los angeles me nje paraqitje mahnitese mes dramave familjare 688473287d7ba
Lajmi i mëparshëm

Chloe Sims tërheq vëmendjen në Los Angeles me një paraqitje mahnitëse, mes dramave familjare

gjiganti italian interesohet per endrick 688486252fcaa
Lajmi i radhës

Gjiganti italian interesohet për Endrick

Të fundit nga

ShkoLartë