dy turiste te huaj humben orientimin prane liqenit te komanit gjenden pas disa oresh holandezet 688e8518e7eff

Dy turistë të huaj humbën orientimin pranë liqenit të Komanit, gjenden pas disa orësh holandezët

August 2, 2025
1 minut lexim

Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë, të cilët janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë.

Policia i shkoi në ndihmë 2 turisteve nga Holanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kff luboten ne ligen e kampioneve europian ne futboll per femra hava mustafa shenoi kater gola 688e76cd2479d
Lajmi i mëparshëm

KFF Luboten në Ligën e kampionëve europian në futboll për femra! Hava Mustafa shënoi katër gola!

skandali rumun me emrin e qytetit ne kosove 688e85904860e
Lajmi i radhës

Skandali rumun me emrin e qytetit në Kosovë!

Të fundit nga

ShkoLartë