dy te vrare nga te shtenat me arme ne nje universitet ne shba i dyshuari ne arrati 693e86d665ab6

Dy të vrarë nga të shtënat me armë në një universitet në SHBA, i dyshuari në arrati

December 14, 2025
1 minut lexim

Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Universitetin Brown, në qytetin Providence në verilindje të Shteteve të Bashkuara, njoftuan zyrtarët.

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, tha kryebashkiaku i Providence, Brett Smiley, duke shtuar se i dyshuari mbetet ende në arrati.

Policia tha se sulmuesi hapi zjarr brenda një ndërtese ku zhvillohen mësimet e inxhinierisë dhe fizikës, e cila përmban klasa dhe laboratorë.

Motivet e sulmit nuk dihen ende.

Të gjitha viktimat janë studentë dhe incidenti ndodhi derisa ata po iu nënshtroheshin provimeve të fundvitit, thanë zyrtarët e universitetit.

Më shumë se 400 oficerët, përfshirë nga FBI-ja, janë angazhuar në vendngjarje, derisa kërkimet për ta kapur të dyshuarin po vazhdojnë të dielën.

Vonë të shtunën, policia publikoi një video në të cilën i dyshuari shihet i veshur me rroba të zeza, megjithëse fytyra e tij nuk shihej.

Ai u largua nga kampusi në këmbë.

Universiteti Brown është institucion privat në Providence, kryeqytetin e shtetit Rode Ijllënd. Qyteti ndodhet në jug të Bostonit dhe ka një popullsi prej rreth 200.000 banorësh.

Rastet e dhunës me armë ndodhin shpesh në Shtetet e Bashkuara, në shkolla, vende pune, supermarkete, klube nate dhe në ngjarje të mëdha. Armët e zjarrit, përfshirë disa armë gjysmautomatike, janë lehtësisht të qasshme.

Pavarësisht zemërimit të madh pas incidenteve veçanërisht të rënda, përpjekjet për t’i ashpërsuar ligjet për armët kanë dështuar vazhdimisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haradinaj qeveria jone mori vendimin historik per krijimin e ushtrise se kosoves e cila lindi nga gjaku i derdhur 693e86d3230ae
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj: Qeveria jonë mori vendimin historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e cila lindi nga gjaku i derdhur!

padi kunder trump per shembjen lindore te shtepise se bardhe reagime te reja per sallen e ballos 693e888633da5
Lajmi i radhës

Padi kundër Trump për shembjen lindore të ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagime te reja për Sallën e Ballos

Të fundit nga

ShkoLartë