dy te vdekur dhe 9 te plagosur ne jug te ukraines nga sulmet ajrore ruse 68c916e9a7a13

Dy të vdekur dhe 9 të plagosur në jug të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

September 16, 2025
1 minut lexim

Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur të tjerë në jug të Ukrainës, në rajonet Zaporizhia dhe Mykolaiv, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa evropianët shqetësohen për mundësinë e përhapjes së luftës.

“Një person u vra” gjatë bastisjes, tha në Telegram Ivan Fedorov, kreu i komandës ushtarake në rajonin Zaporizhia, duke shtuar se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje.

“Numri i të plagosurve në sulmin armik në Zaporizhia është rritur në nëntë”, shtoi ai në një postim tjetër.

Në Mykolaiv, Vitaly Kim raportoi një të vdekur në rajonin e tij. “Disa orë më parë, rusët sulmuan një fermë në komunën Chornomorska”, tha ai.

“Një burrë, u vra ndërsa punonte në fushë”, shtoi guvernatori rajonal nëpërmjet Telegram, duke dënuar një “sulm të synuar ndaj civilëve”.

Kremlini tha javën e kaluar se bisedimet e paqes me Kievin ishin në një “ngërç”, tre vjet e gjysmë pas pushtimit rus të Ukrainës që ka lënë dhjetëra, nëse jo qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

NATO njoftoi të premten nisjen e një operacioni për të forcuar mbrojtjen e krahut të saj lindor pasi dronët hynë në hapësirën ajrore polake dhe rumune, të cilën evropianët ia atribuuan Rusisë.

Forcat ruse kontrollojnë rreth 20 përqind të territorit ukrainas.

Kremlini po kërkon, ndër të tjera, që Kievi të tërheqë trupat e tij nga zonat që ende i mban, veçanërisht rajoni i Donetskut, si një parakusht për t’i dhënë fund luftimeve. Ukraina i hedh poshtë kategorikisht kërkesat e Moskës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump padit new york times in per shpifje kerkon 15 miliarde dollare 68c91533de233
Lajmi i mëparshëm

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

sot ne bruksel konferenca e 6 te nderqeveritare me be 68c919fd65008
Lajmi i radhës

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë