dy te mitura perdhunohen nga nje grup djemsh 17 vjecarja tregon momentet e tmerrit 69b6955c9abe7

Dy të mitura përdhunohen nga një grup djemsh, 17-vjeçarja tregon momentet e tmerrit

March 15, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje rëndë është raportuar në Greqi, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdhunuar nga disa persona.

Sipas mediave greke, ngjarja është denoncuar nga dy të mitura, një vajzë greke 17-vjeçare dhe një 16-vjeçare nga Bullgaria.

Të miturat janë shprehur se mesnatën e të së enjtes, ato fillimisht janë dërguar në një dhomë hoteli dhe më pas në një shtëpi në Hania.

Sipas informacioneve, në shtëpinë që ato u dërguan 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar bullgar nën efektin e drogës.

Ndërkohë 17-vjeçarja greke raportoi se në të njëjtën shtëpi u përdhunua në grup nga pesë meshkuj, ku një prej tyre edhe ka filmuar të gjithë skenën.

Policia ka arrestuar pesë autorët e dyshuar, po ashtu në pranga ra edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili sipas ankesës së 17-vjeçares nuk mori pjesë në përdhunim, por dyshohet se e fyeu atë me gjeste.

Informacionet tregojnë se oficerët e policisë gjetën pamjet video kontroverse në telefonin celularin e një prej të arrestuarve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rikthehet sembene 69b694e65827c
Lajmi i mëparshëm

Rikthehet Sembene

kontrata koncesionare e instrumenteve kirurgjikale beqaji pergjigjet becit akuzat per vjedhje jane te pabazuara 69b69700982d2
Lajmi i radhës

Kontrata koncesionare e instrumenteve kirurgjikalë/ Beqaji përgjigjet Becit: Akuzat për vjedhje janë të pabazuara

Të fundit nga

Rikthehet Sembene

Partizani kërkon ta nisë me “këmbë të mmbarë” edhe fazën e katërt dhe finale të Kategorisë Superiore, teksa të kuqtë do të zbresin në fushë sot duke nisur nga ora 15:00, në
ShkoLartë