dy te fortet qe i vune tritolin biznesit ne kamez elvis lami i perfshire ne vrasjen e postierit jeton lami i fundit qe takoi martinajn 6919b8872591c

Dy “të fortët” që i vunë tritolin biznesit në Kamëz/ Elvis Lami i përfshirë në vrasjen e postierit, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

November 16, 2025
1 minut lexim

Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz.

500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy prej emrave janë të njohur për policinë.

Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.

Ndërsa Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.

Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detonatoret ne leposaviq alarmon svecla serbia vazhdon te planifikoje sulme terroriste ne kosove 6919b7e55cea6
Lajmi i mëparshëm

Detonatorët në Leposaviq, alarmon Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

viktor orban nis turneun kunder luftes ndersa hungaria pergatitet per zgjedhjet e 2026 s 6919b8f3c8e2f
Lajmi i radhës

Viktor Orban nis “turneun kundër luftës” ndërsa Hungaria përgatitet për zgjedhjet e 2026-s

Të fundit nga

ShkoLartë