Një qytetar nga Prishtina është në hall me dy bashkëkombës të tij, nga Shqipëria.
I pari është “detyruar” nga këta të fundit, që deri të dielën, t’ua dërgojë, në shtëpinë e njërit prej tyre, 40 mijë euro.
Se a do të ndodh kjo, nuk dihet, por kosovari e ka lajmëruar rastin në polici, të enjten, më 8 janar.
Ai, siç njoftojnë organet e rendit, “ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit”.
Detyruesit nuk janë gjetur por rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
Burimi: botasot.info


