dy shtepi jane djegur ne plotesisht ne nje zjarr ne lisice nje person eshte lenduar 688e3e5214719

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

August 2, 2025
1 minut lexim

Dy shtëpi u dogjën plotësisht në një zjarr të raportuar herët sot në mëngjes në Lisiçe, ndërsa një person është transportuar në Qendrën Klinike për shkak të lëndimeve, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot rreth orës 01:30, në SPB Shkup është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Gjorgje Andreeviq-Kun’ në lagjen Lisiçe të Shkupit. Nga zjarri janë djegur plotësisht dy shtëpi, në pronësi të S.S. (61) dhe D.Gj. (30), ndërsa pjesërisht është përfshirë nga zjarri edhe çatia e shtëpisë së S.G. (57). Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve e Shkupit. S.S. ka pësuar lëndime dhe me autoambulancë është transportuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, sqaruan nga MPB.

Siç shtohet në kumtesë, ekspertiza në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës së sotme.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas zerave per romance justin trudeau shfaqet ne koncertin e katy perry 688e3a547c1ac
Lajmi i mëparshëm

Pas zërave për romancë, Justin Trudeau shfaqet në koncertin e Katy Perry

procedohen dy persona gerryen shtatin e lumit fan per inerte 688e4cd8db883
Lajmi i radhës

Procedohen dy persona, gërryen shtatin e lumit Fan për inerte

Të fundit nga

ShkoLartë